Lidhje

BE-NATO, marrëveshje e re bashkëpunimi


Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Varshavë.

Deklarata synon përmirësimin e bashkëpunimit në aspekte të ndryshme të sigurisë.

Zoti Tusk tha pas nënshkrimit se Bashkimi Evropian ka nevojë të rrisë vlerën e tij si “një mik i NATO-s," duke shtuar se bëhet fjalë për “jetën reale.”

Zoti Junker tha se në klimën e rritjes së paqëndrueshmërisë globale, BE dhe NATO kanë "çdo arsye për të punuar më ngushtë së bashku."

Ndërkohë, zoti Stoltenberg tha se ai ka ndarë me përfaqësuesit e BE-së disa kërkesa bazë për secilin vend, që lidhen me sigurimin e energjisë, furnizimin me ushqime dhe me ujë dhe me vazhdimësinë e qeverisë.

XS
SM
MD
LG