Lidhje

NATO-ja parashtron konceptin e saj të ri strategjik


NATO-ja parashtron konceptin e saj të ri strategjik
NATO-ja parashtron konceptin e saj të ri strategjik

Aleanca e Atlantikut Verior duhet të fitojë luftën në Afganistan, të zgjerojë lidhjet me Rusinë, të përgatitet për kërcënimet që paraqesin raketat iraniane, të garantojë sigurinë e anëtarëve të saj dhe të forcojë lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë. Këto janë objektivat parësore të specifikuara për misionin e Aleancës në 10 vjeçarin e ardhshëm, i cili u prezantua sot në Bruksel:

Koncepti i ri strategjik i Aleancës përmbush premtimin e udhëheqjes së organizatës para anëtarëve të saj për forcimin e sigurisë rajonale, tha Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Anders Fogh Rasmusen kur prezantoi sot vizionin e ri:

“Kur njoftova fillimin e këtij procesi për konceptin e ri strategjik të Natos në gusht të vitit të kaluar, premtova se ky do të ishte procesi më i hapur, më transparent dhe më gjithëpërfshirës në historinë e Natos. Grupi i punës i ka qëndruar besnik këtij zotim”.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, e cila kryeson grupin e ekspertëve që punuan për konceptin e ri strategjik, theksoi se “për të garantuar sigurinë brenda kufijve të saj, Aleanca duhet të vazhdojë të trajtojë mbrojtjen kolektive si objektivin kryesor”.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se synimi themelor i Natos është të mbrojë sigurinë e vendeve anëtare, por aktualisht, garantimi i sigurisë është më i ndërlikuar se më par
ë”.

Sulmet e 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara, e angazhuan Naton në operacione ushtarake në Afganistan, që përbën misionin më të madh që ka ndërmarrë ndonjëherë Aleanca. Mbi 100 mijë trupa të Natos, rreth 2 të tretat e tyre amerikanë, janë aktualisht të dislokuar në Afganistan. Afro 1 mijë e 800 ushtarë të Natos janë vrarë në këtë konflikt.

Për të përballuar sfidat aktuale, grupi i punës nënvizon nevojën që Aleanca të forcojë marrëdhëniet dhe të krijojë partneritete të reja me vendet në kufi të saj:

“Nato mund t’i arrijë objektivat vetëm nëse angazhohet në marrëdhënie dinamike me vende dhe organizata jashtë kufijve të saj.”

Në këtë prizëm, dokumenti nënvizon në veçanti nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, e cila është angazhuar në mbështetje të operacioneve të Natos në Afganistan. Dokumenti thekson nevojën për bashkëpunim me Rusinë në përgjigje të kërcënimeve me raketa balistike.

Megjithë nevojën për një vizion të ri, në misionin e ri të Aleancës shihet e nevojshme që armët bërthamore amerikane, të dislokuara atje gjatë Luftës së Ftoftë, të mbeten në Evropë. Disa qeveri evropiane kanë kërkuar që këto armë të asgjësohen ose të largohen nga kontinenti.

Në misionin e Aleancës për 10 vjeçarin e ardhshëm thuhet se Natoja duhet të vazhdojë të ketë një kombimin aftësish ushtarake, përfshirë armë konvencionale, bërthamore dhe sistem të mbrojtjes nga raketat. Propozimi do t’u paraqitet për miratim vendeve anëtare në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Natos që zhvillohet në nëntor në Lisbonë të Portugalisë.

XS
SM
MD
LG