Lidhje

Ukraina fillon bisedimet mbi antarësimin në NATO


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko njoftoi sot se vendi i tij po fillon bisedimet mbi planin e veprimit për anëtarësim në NATO. Sipas tij në këtë moment Ukraina nuk i plotëson kriteret e pranimit, por ka një plan trevjeçar deri në 2020 dhe është në dijeni se çfarë duhet bërë.

Zoti Poroshenko i bëri deklaratat në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të aleancës Jens Stoltenberg, pas një sesioni të komisionit NATO-Ukrainë që u mbajt në Kiev.

Udhërrëfyesi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO nënkupton arritjen e objektivave për reformat politike, ekonomike dhe të mbrojtjes, si dhe paraqitje të planeve kombëtare çdo vit me qëllim matjen e progresit.

Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj për marrëdhënie më të ngushta me aleancën dhe do ta ndihmojë vendin në vazhdimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të NATO-s.

Vizita e zotit Stoltenberg në Kiev vjen një ditë pas vizitës së parë atje të sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson.

Zoti Tillerson i kërkoi Moskës të ndërmarrë "hapin e parë" për të lehtësuar konfliktin në Ukrainën Lindore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG