Lidhje

NATO thirrje Rusisë të ndalë operacionet e paligjshme


NATO-ja i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë “operacionet e paligjshme ushtarake” në Ukrainën lindore, që aleanca thotë se synojnë destabilizimin e vendit.

Komentet e sotme të shefit të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, pasuan një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar përkeqësimin e krizës.

Zoti Rasmussen tha se është e qartë tashmë se trupat dhe paisjet ruse kanë kapërcyer në mënyrë të paligjshme kufirin për në Ukrainën lindore. Ai tha se ky nuk është një incident i veçuar, por pjesë e një prirjeje disa mujore për të destabilizuar Ukrainën dhe shkelur sovranitetin e saj.

Kreu i NATO-s tha gjithashtu se Moska ka hapur zjarr në territorin e Ukrainës, si nga Rusia ashtu edhe që nga brenda Ukrainës, ku NATO-ja vlerëson se po funksionojnë 1 mijë trupa ruse. Ai tha se Rusia vazhdon të mbajë mijëra trupa në gatishmëri pranë kufirit me Ukrainën.

Kievi i ka kërkuar mbështetje NATO-s për t’u bërë ballë kryengritësve, që kanë ndërmarrë një kundërofensivë, sipas njoftimeve me ndihmën e Moskës, për të rimarrë nën kontroll disa zona në Ukrainën lindore javët e fundit.

XS
SM
MD
LG