Lidhje

Rifillojnë kërkimet për të mbijetuar në anijen Costa Concordia


Rifillojnë kërkimet për të mbijetuar në anijen Costa Concordia
Rifillojnë kërkimet për të mbijetuar në anijen Costa Concordia

Punonjësit e shpëtimit rifilluan operacionet sot për të mbijetuar brenda anijes luksoze turistike që goditi shkëmbinj dhe u përmbys në brigjet veriore të Italisë.

Kërkimet filluan sot, disa orë pasi anija Costa Concordia pushoi së rrëshqituri duke i detyruar polombarët të largoheshin për arsye sigurie. Gjashtë persona kanë vdekur dhe të paktën 14 të tjerë figurojnë të humbur nga aksidenti për të cilin pronarët e anijes fajësojnë një gabim njerëzor të kapitenit.

Sot pasdite, Costa Concordia 290 metra e gjatë u përmbys në anën e djathtë në një cekëtirë shkëmbore pranë ishullit Giglio.

Anija me më shumë se 4 mijë pasagjerë në bord ngeci në rërë të premten në brigjet veriore të Italisë. Të mbijetuarit e përshkruan skenën si kaotike dhe të tmerrshme. Disa thanë se nuk kishte asnjë organizim, ndërsa të tjerë u hodhën në ujin e ngrirë dhe notuan për në breg.

XS
SM
MD
LG