Lidhje

Indi, 600 milionë banorë pa energji elektrike


Zyrtarët indianë thonë se ndërprerje masive energjie ka prekur vendin dhe se mbi 600 milionë banorë janë pa energji elektrike. Ndërprerja e rrymës dje përfshiu 9 shtete përfshirë kryeqytetin Nju Delhi.

Sot energjia është ndërprerë edhe në rajone të tjera rajone dhe lindore të vendit, duke prekur edhe qytetin e Kalkutës. Problemet me mungesën e rrymës kanë ndërprerë transportin hekurudhor dhe lëvizjen e metrosë dhe po shkaktojnë probleme të mëdha me trafikun rrugor, pasi nuk punojnë semaforët në qytetet e mëdha.

Ndërprerja e energjisë elektrike është diçka e zakonshme në Indi, por analistët thonë se kjo gjendje kritike për vendin thekson difektet që ai ka në infrastrukturë, ndërsa përpiqet të bëhet superfuqi ekonomike. Ndërprerja e sotme e energjisë prek rreth gjysmën e popullsisë së Indisë.
XS
SM
MD
LG