Lidhje

Ndërpritet operacionet në anijen e përmbysur


Ndërpritet operacionet në anijen e përmbysur
Ndërpritet operacionet në anijen e përmbysur

Punonjësit e shpëtimit ndërprenë kërkimet e tyre sot për të paktën 21 persona të zhdukur për një javë pasi anija turistike filloi të zhvendoset në brigjet e Italisë veriperendimore.

Zyrtarët kanë qënë të shqetësuar se moti i keq mund të trondisë Costa Concordia, duke shkaktuar anijen pjesërisht e përbysur 114 mijë tonëshe të rrëshqasë nga shtrati i saj shkëmbor dhe të hyjë më thellë në ujë.

Moti i keq mund të vonojë gjithashtu punën për heqjen e mijëra tonë karburanti nga anija, një përpjekje për të parandaluar rrjedhjen që mund të shkaktojë një katastrofë ambjentaliste përgjatë bregut të Toskanës.

Anija, e cila është në pronësi të Korporatës Carnival me qëndër në Shtetet e Bashkuara ngeci në rërë dhe u përmbys në njërën anë.

Zyrtarët thanë se të paktën 11 persona gjetën vdekjen në aksident. Të enjten autoritetet italiane identifikuan dy trupa të tjerë që ishin shtetas francez.

Carnival tha dje se do të kryejë një kontroll të imtësishëm të dhjetë anijeve të saj turistike për të rishikuar standartet e sigurisë dhe procedurat pas aksidentit të Concordias.

XS
SM
MD
LG