Lidhje

Ndotësit dhe niveli i detit


Grenlandiya muzliklari
Grenlandiya muzliklari

Sipas një raporti të ri nga shkencëtarët e klimës, ka ende kohë për të ulur rritjen e nivelit të detit në mbarë botën

Sipas një raporti të ri nga shkencëtarët e klimës, ka ende kohë për të ulur rritjen e nivelit të detit në mbarë botën. Dhe strategjia e tyre nuk fokusohet tek dioksidi i karbonit.

Formimi i dioksidit të karbonit në atmosphere dhe depërtimi i nxehtësisë diellore gjatë shekullit të fundit janë dy faktorët që fajësohen për shkrirjen shtresave të akullnajave , duke pakësuar këto shtresa dhe duke rritur nivelin e oqeaneve. Por ndotës të tjerë kanë një ndikim më të madh afat-shkurtër dhe studiuesit thonë se pakësimi i këtyre emetimeve mund të jetë një mënyrë më efektive për të pakësuar ritmin e ngrohjes globale dhe pakësimin e rritjes së nivelit të deteve.

Studiuesit kanë identifikuar, metanin, ozonin troposferik, hidrofluorokarbonet dhe karbonin e zi si ndotës që mund të targetohen, me teknologjitë ekzistuese, për t’u pakësuar në mjedis. Po të zbatohet me shpejtësi kjo strategji mund të pakësojë deri në 50 përqind temperature deri në vitin 2050 dhe të pakësojë nivelin e ujit me 22 deri në 42 përqind deri në fund të shekullit. Vonesat në shkurtimin e emetimit të këtyre ndotësve do të pakësonte ndikimet përfituese.

Në raportin e tyre të publikuar në revistën Nature Climate Change, the studiuesit theksojnë se dioksidi i karbonit mbetet faktori më i rëndësishëm i rritjes së nivelit të ujrave në aspektin afatgjatë.
XS
SM
MD
LG