Lidhje

Ndryshime në sistemin amerikan që paralajmëron sulmet terroriste


Ndryshime në sistemin amerikan që paralajmëron sulmet terroriste
Ndryshime në sistemin amerikan që paralajmëron sulmet terroriste

Administrata Obama ka në plan të eliminojë sistemin e nivelit të alarmit në bazë të ngjyrave, që u fut në funksionim pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Xhanet Napolitano njoftoi sot se sistemi do të eliminohet gradualisht deri në fund të prillit, dhe do të zëvendësohet me një sistem të ri që njofton zyrtarët dhe publikun për kërcënime specifike.

Sistemi i alarmit në bazë të ngjyrave u fut në funksionim nga administrata e Presidentit Xhorxh Bush dhe klasifikonte intensitetin e rrezikut nga më i ulëti tek më i larti me ngjyra nga e gjelbra, tek blu, më pas e verdhë, portokalli dhe e kuqe, që ishte niveli tepër i lartë i rrezikut.

Ky sistem ka qenë objekt kritikash dhe biles edhe talljesh që nga fillimet e tij. Kritikët thonë se ky është një kategorizim tepër i mjegullt dhe nuk ka zbatim funksional. Sipas disa kritikëve, sistemi i mësoi amerikanët si të kenë frikë, jo si të jenë të përgatitur.

XS
SM
MD
LG