Lidhje

Në Egjipt arrestohen për korrupsion tre ish ministra


Në Egjipt arrestohen për korrupsion tre ish ministra
Në Egjipt arrestohen për korrupsion tre ish ministra

Autoritet egjiptiane arrestuan ish ministrin e Brendshëm, Habib el-Adli dhe dy ish ministra të tjerë që po hetohen për korrupsion.

Krahas el-Adlit, zyrtarët ndaluan dje ish ministrin e Turizmit, Zuhair Garana, ish ministrin e Strehimit Ahmed el-Maghrabi dhe manjatin e industrisë së çelikut Ahmed Ez, dikur një prej anëtarëve më me influencë të Partisë Demokratike Kombëtare të ish Presidentit Hosni Mubarak.

El-Adli, i cili kishte në varësi 500 mijë oficerë egjiptianë të sigurimit, është personi që ngarkohet me përgjegjësinë kryesore për përdorimin e forcës brutale me pasoja vdekjeprurëse nga policia kundër trazirave ndaj demonstruesve gjatë protestave masive që filluan më 25 janar dhe detyruan largimin nga pushteti të Hosni Mubarakut të premten e kaluar. El-Adli ka mbajtur postin e ministrit të Brendëshëm për 12 vjet.

Të katër këta individë akuzohen për krime të ndryshme, nga pastrimi i parave deri tek vjedhja e pasurive shtetërore.

XS
SM
MD
LG