Lidhje

Në Evropë vazhdon moti i ftohtë dhe ngricat


Në Evropë vazhdon moti i ftohtë dhe ngricat
Në Evropë vazhdon moti i ftohtë dhe ngricat

Edhe sot, në Evropë ka vazhduar moti i ftohtë dhe ngricat, duke bllokuar transportin në shumë vende. Kjo është fundjava më e ngarkuar për udhëtimet në prag të Krishtlindjeve.

Aeroportet në Britani, Gjermani, Francë, Holandë, Itali dhe vende të tjera, njoftuan për anulime dhe vonesa në fluturime. Kompania British Airways anuloi përkohësisht të gjitha fluturimet nga aeroportet Heathrow dhe Gatwick në Londër, për të lejuar pastrimin e borës.

Anulime fluturimesh pati edhe në aeroportet e Gjermanisë. Në Frankfurt sot u anuluan 500 fluturime. Në disa raste policia u thirr për të qetësuar pasagjerët e zemëruar.

Veç aeroporteve të Britanisë pati edhe çrregullime të transportit rrugor dhe hekurudhor në Irlandën e Veriut, Uells dhe Skoci.

XS
SM
MD
LG