Lidhje

Në Florida fillon seanca për Zimmerman, i akuzuari për vrasjen e 17 vjeçarit Martin


Në Florida filloi një seancë për George Zimmerman, personi i akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Trayvon Martin.

Zimmerman doli sot para gjykatësit për të kërkuar lirim me kusht në pritje të procesit të gjykimit.

Gjykatësi do të përcaktojë nëse 28 vjeçari rrezikon të ikë nga Florida nëse lirohet me kusht, nëse përbën kërcënim për komunitetin dhe nëse mund ta përballojë financiarisht lirimin me kusht. Gruaja e Zimmermanit dëshmoi përmes telefonit në seancën e sotme duke thënë se i shoqi nuk përbën rrezik për komunitetin.

Zimmerman është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë të Trayvon Martinit më 26 shkurt. Prokurorët thonë se Zimmerman e vuri në shënjestër Martinin për shkak të racës së tij.

XS
SM
MD
LG