Lidhje

Policia në Jemen hap zjarr ndaj demonstruesve, vriten 12 vetë


Policia në Jemen hap zjarr ndaj demonstruesve, vriten 12 vetë
Policia në Jemen hap zjarr ndaj demonstruesve, vriten 12 vetë

Në Jemen policia qëlloi sot me armë zjarri ndaj protestuesve anti-qeveritarë në qytetin jugor Taiz, duke shkaktuar të paktën 12 të vrarë dhe një numër të konsiderueshëm të plagosurish. Dëshmitarët thanë se policë me rroba civile dhe snajperë qëlluan në drejtim të demonstruesve, pasi turmat vërshuan në një shesh përballë ndërtesave qeveritare.

Pamjet e filmuara nga mediat e huaja paraqisnin protestues të mbuluar në gjak, ndërsa grupe mjekësh ambulatorë u dërguan në vendin e ngjarjes për të mjekuar të plagosurit. Dëshmitarët po ashtu njoftuan se dhjetra protestues janë plagosur në përleshjet e zhvilluara në qytete të tjera, si Hodeida dhe Baida.

Ndërkohë, gazeta “The New York Times” njofton se Shtetet e Bashkuara nuk po e mbështesin më Presidentin Abdullah Saleh dhe po negociojnë kushtet për largimin e tij. Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe jemenas thonë se pozicioni amerikan për Jemenin ka ndryshuar rreth një javë më parë, kur filluan bisedimet.

XS
SM
MD
LG