Në Maqedoni, po vazhdojnë reagimet pas një incidenti të ndodhur para pak ditësh në Kaçanik të Kosovës ku gjatë një ndeshje futbolli është djegur flamuri maqedonas. Autoritetet maqedonase dëshirojnë zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë të bindur në marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.