Lidhje

Autoritet italiane shprehin zemërim lidhur me pengjet


Autoritet italiane kanë shprehur zemërimin e tyre pasi përpjekjet e shpëtimit për një peng britanik e një tjetër italian në Nigeri ndodhën pa dijeninë e tyre.

Duke folur për gazetarës sot në Romë, presidenti italian Giorgio Napolitano tha se Britania nuk informoi Italinë për dështimin e operacioneve të shpëtimit më parë, duke e quajtur këtë sjellje ”të pashpjegueshme”.

Kreu i komisionit parlamentar italian për sigurinë kombëtare, Massimo d’Alema, thotë se Britania ka nevojë që të qartësojë se përse nuk u diskutua me Italinë opreacion i shpëtimit më parë.

Dy pengjet, italiani Franco Lamolinara dhe britaniku Christophet McManus, u vranë nga pengmarrësit të enjten gjatë një operacioni të përbashkët shpëtimi mes Britanisë dhe Nigerisë në qytetin e Sokotos.

XS
SM
MD
LG