Lidhje

Në Uashington po krijohet industria e modës


Në Uashington po krijohet industria e modës
Në Uashington po krijohet industria e modës

Uashingtoni njihet si një qytet zyrtar. Shpesh herë banorët e tij janë cilësuar si pa stil dhe shije në mënyrën e të veshurit. Por në kuadrin e kërkesës për hapjen e vendeve të reja e të ndryshme të punës, qyteti po sheh mundësinë e krijimit të një industrie të re, ajo që zakonisht të sjellë në mendje Nju Jorkun, pra industrinë e modës. Një program i ri shpreson që të nisë industrinë e modës duke frymëzuar e mbështetur stilistët e zonës së Uashingtonit.

Genett Purcellit gjithmonë i ka pëlqyer moda, por kjo nuk ishte puna e saj, deri më tani...

Shumicën e kohës edhe kur punonte si avokate, ajo krijonte veshje. Një vit më parë ajo vendosi që mos të vazhdonte me të dy profesionet.

“Kuptova se të krijoja veshje më jepte shumë kënaqësi dhe se duhet të merresha serizosht me këtë profesion për t’a kthyer në mjet jetese”.

Genett Purcelli krijoi linjën e saj të modës të quajtur Maven.

Krijimet e saj u paraqitën së fundmi në një sfilatë mode në zonën e Uashingtonit. Ajo ishte një nga stilistet e përzgjedhura për shfaqen e modës “DC Fashion Incubator”, një program i cili nisi në muajin janar.

Christien Brooks Cropper është promotorja e këtij organizimi.

Christine Brooks Cropper

“Jemi këtu që t’i frymëzojmë e t’i nxisim këta stilistë që të dalin në treg e të kenë sukses”

Përveç punës në këtë studio, 4 stilistët mund të këshillohen edhe me specislistë të modës:

“Do të kemi specialistë teknikë dhe biznesi. Pastaj specialistë për financat, planet e biznesit, reklamimin, firmat si dhe median sociale”.

Tatiana Kolina shpreson të hapë një linjë me veshje për sandale për firmën e saj My Moody Booty. Ajo e kishte këtë ide që 4 vite më parë, por nuk ishte ende gati për t’a krijuar.

“Unë kisha idenë dhe pashë disa sfilata të ndryshme për këpucët në Nju Jork dhe Las Vegas. Kërkoja të shihja fabrika të ndryshme të prodhimit të këpucëve. Kur nisa të bisedoja me ta, nisa të kuptoj pengesat”.

Ndonëse Genett Purcell e ka hapur tashmë linjën e saj, ajo është e lumtur që është pjesë e inkubatorit.

“Mendoj se hapi tjetër logjistik për modën në DC është që të paraqesë stilistët vendas në mënyrë serioze e të përligjur. Mendoj se të jesh e pëzgjedhur në inkubatorin e modës i ke realizuar këto”.

Brooks Cropper ka plane të mëdha.

“Ne duam të kemi edhe më shumë prodhime dhe fabrika prodhimi, ndaj mund të themi se jemi tashmë një industri”.

Është e padiskutueshme që në kryeqytetin amerikan ka kërkesë për modën. Një studim i fundit tregon se banorët e Uashingtonir shpenzojnë dyfishin e mesatares në nivel kombëtar për veshje dhe këpucë. Të paktën një pjesë e tyre kujdesen edhe për paraqitjen ...!

XS
SM
MD
LG