Lidhje

Vazhdojnë homazhet për Nelson Mandelën


Rreth 100 mijë njerëz i bënë homazhe sot ish presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në ditën e tretë dhe të fundit në Pretoria.

Policia u përpoq të kontrollonte turmën e njerëzve që presnin në radhë për të parë për herë të fundit zotin Mandela para se ai të varroset të djelën në qytetin e tij të lindjes në Kunu.

Një gazetar i Zërit të Amerikës tha se disa njerëz shtynë policinë dhe çanë barrikadat e vendosura. Ai tha se ata u zemëruan kur mësuan se mund të mos e shihnin dot për herë të fundit trupin para se të varrosej.

Disa njerëz u rrëzuan ndërsa nxitonin të hipnin në autobuzët që të çojnë në vendin e homazheve.

Njerëzit kishin filluar të mbanin rradhë qysh në orën 3 të mëngjesit.

Zoti Mandela, vdiq javën e kaluar në moshën 95 vjeçare.
XS
SM
MD
LG