Lidhje

Nënpresidenti amerikan Biden viziton Meksikën


Nënpresidenti amerikan Xho Biden ndodhet për një vizitë në Meksikë, për takime presidentin Felipe Kalderon dhe me tre kandidatët kryesorë për president. Zgjedhjet presidenciale janë në plan të mbahen në Meksikë këtë vit.

Çështjet të cilat janë të plan të diskutohen gjatë kësaj vizite të nënpresidentit amerikan janë dhuna kufitare dhe trafikimi i drogës.

Nesër nënpresidenti Biden shkon në Honduras, ku do të takohet me presidentin Porfirio Lobo dhe me disa udhëheqës të tjerë rajonalë, për të diskutuar mbi politikat që kanë të bëjnë me drogën, si dhe çështje të sigurisë rajonale.

XS
SM
MD
LG