Lidhje

Nënpresidenti Biden: SHBA të gatshme t'i japin vizë disidentit kinez Chen Guangchen

Nënpresidenti amerikan Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i japin menjëherë vizë disidentit kinez Chen Guangchen.

Në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, nënpresidenti Biden tha se pret nga Kina që të përmbushë zotimin e saj për të lejuar disidentin Chen të vijë si bashkëpunëtor shkencor pranë Universitetit të New Yorkut. Ai tha se e ardhmja e disidentit të verbër është në Shtetet e Bashkuara.

Disidenti Chen, e shoqja dhe fëmijët e tyre janë aktualisht në një spital në Pekin ku ai po mjekohet për plagët që mori kur po përpiqej të dilte fshehurazi nga arresti shtëpiak 2 javë më parë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha të premten se zoti Chen mund të kërkojë të largohet nga vendi për studime “ashtu si çdo qytetar tjetër kinez”.

This item is part of
XS
SM
MD
LG