Lidhje

Nënpresidenti Mike Pence në Egjipt


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe gruaja e tij, Karen, mbërritën në Egjipt, ndalesa e parë e një turneu katër-ditor në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë gjithashtu vizita në Jordani dhe Izrael.

Në Kairo, ai do të diskutojë çështje si terrorizmin, sigurinë, përpjekjet kundër Shtetit Islamik etj., në takime me Presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi dhe të tjerë zyrtarë të lartë.

Sot më herët, nënpresidenti bëri një ndalesë në Aeroportin Shannon të Irlandës për të përshëndetur trupat amerikane brenda aeroportit.

"Ne do ta zgjidhim këtë çështje në Uashington," u tha Pence anëtarëve të shërbimit, duke iu referuar mbylljes së qeverisë. "Ju djema qëndroni të përqëndruar në misionin tuaj."

Më herët, nënpresidenti lëshoi një deklaratë për mbylljen e qeverisë, duke thënë "... në vend që të zgjidhin problemet, demokratët preferuan një mbyllje që ka pasoja të rrezikshme për mbrojtjen tonë kombëtare. Veprimet e tyre sonte - ose mungesa e tyre - janë të paarsyeshme. "

Pas takimeve, në Kajro, zoti Pence do të shkojë në Amman, Jordani, ku ai do të takohet me Mbretin Abdullah dhe Mbretëreshën Rania. Të dielën, nënpresidenti shkon në Izrael.

Pence është zyrtari i parë i lartë i administratës që viziton Lindjen e Mesme që kur Presidenti Donald Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, një masë e dënuar gjerësisht nga udhëheqësit botërorë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG