Lidhje

Zjarri lë pas vetes 43 të vdekur në Indi


Autoritetet e Indisë po hetojnë shkakun e një zjarri në New Delhi, nga pasojat e të cilit 43 veta humbën jetën.

Zjarri filloi në një fabrikë afër Sadar Bazaarit, tregu më i madh me shumicë i New Delhit për mallra amvisnie. Shumë nga viktimat ishin punëtorë të fabrikës dhe ishin në gjumë kur shpërthyen flakët, tha një zëdhënës i policisë.

Autoritetet thanë se 50 persona janë shpëtuar nga zjarri dhe 16 prej tyre po trajtohen në spital.

Kryeministri i Indisë, Narenda Modi, e cilësoi ngjarjen e sotme si një tragjedi të rëndë dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Zjarret e tilla janë të shpeshta në Indi zakonshme në Indi, ku ndërtimet behën pa respektuar standardet e sigurisë.

Në vitin 1997, zjarri që përfshiu një kinema ne New Delhi la pas vetes 59 të vdekur. Në shkurt të këtij viti, 17 veta humbën jetën nga zjarri në një hotel në kryeqytetin Indian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG