Lidhje

Shifra të reja flasin për përmirësim të ekonomisë amerikane


Shifra të reja flasin për përmirësim të ekonomisë amerikane
Shifra të reja flasin për përmirësim të ekonomisë amerikane

Shifrat e reja duket se po shfaqin përmirësimin e ekonomisë amerikane.

Për muajin e dytë rresht në tetor, një grup për studime në biznes tha sot se treguesi i parametrave kryesorë të ekonomisë ishte rritur për 0,5 përqind.

Grupi “Bordi i Konferencës” tha se zotimi i kohëve të fundit i Bankës Qendrore amerikane, Rezerva Federale, për të nxjerrë në qarkullim 600 miliardë dollarë të reja përmes blerjes së letrave me vlerë të qeverisë ishte një “shtytje domethënëse”. Bordi i Konferencës tha se një shenjë tjetër pozitive ishte zgjatja e javës së punës për punëtorët e industrisë amerikane të prodhimit.

Veç kësaj, Banka e Rezervave Federale në Filadelfia tha se veprimtaria prodhuese në rajon u ngrit ndjeshëm në muajin nëntor. Ky tregues mund të paraqesë rritje industriale edhe në pjesë të tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG