Lidhje

Bill de Blasio, Kryetar i Bashkisë së New Yorkut


Bill de Blasio bëri ceremoninë zyrtare të betimit si kryetari i 109-të i Bashkisë së New Yorkut, demokrati i parë në këtë detyrë që prej dy dekadash.

Ai e mori detyrën pas betimit që bëri pak çaste pas mesnatës para shtëpisë së tij në Bruklin. Por sot pasdite ai bëri betimin formal në një ceremoni më të madhe, që u drejtua nga ish-presidenti Bill Clinton.

Zoti de Blasio premtoi se do të ndiqte një program liberal për mbi 8 milion banorët e qytetit më të madh të Amerikës.

Ai zëvendëson kryebashkiakun për tre mandate Michael Bloomberg, një i pavarur të cilit i atribuohet rënia e shkallës së kriminalitetit dhe rritja e masave për të ruajtur mjedisin në qytet.

Zoti de Blasio ka premtuar se do t’i japë fund një praktike të debatueshme të policisë, të njohur si “ndalo dhe kontrollo” që filloi kur zoti Bloomberg ishte në detyrë. Krtikët thonë se kjo praktikë vë në shënjestër në mënyrë të padrejtë afrikano-amerikanët dhe pakica të tjera.
XS
SM
MD
LG