Të paktën pesë veta humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë, një nga dy ishujt kryesor të Zelandës së Re.
Zëvendës komisionari i policisë së Zelandës së Re, John Tims, u tha gazetarëve në Wellington, së numri i të vdekurve mund të rritet, meqë ka ende njerëz që llogariten si të zhdukur.
Ai tha po ashtu se zona përreth shpërthimit është ende e rrezikshme për policinë dhe ekipet e shpëtimit që të kërkojnë për të zhdukurit.
Disa nga të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet e zonës për trajtim.
Zyrtarët e emergjencave tha se rreth 50 veta ndodheshin në Ishullin e Bardhë i njohur edhe si Whakaari, kur filloi shpërthimi. Ishulli ndodhet rreth 50 kilometra nga qyteti Tauranga në Ishullin Verior.
Agjencia GeoNet, thotë se Ishulli i Bardhë është vullkani më aktiv në Zelandën e Re. Shpërthimi i fundit që la pas vetes viktima kishte ndodhur në vitin 1914 duke vrarë 12 minatorë. Një shpërthim i shkurtër e pa pasoja në njerëz kishte ndodhur në prill të vitit 2016.
Facebook Forum