Lidhje

Ngadalësohet ekonomia kineze


Kina tha sot se ekonomia e saj u ngadalësua duke arritur normën e saj më të ulët në gati tre vjet.

Zyra Kombëtare e Statistikave tha se produkti i brendshëm bruto u rrit me 8.1 për qind në tremujorin e parë, ndërkohë që në tremujorin e fundit të vitit 2011 rritja ishte 8.9 për qind. Ky ishte tremujori me normën e rritjes më e ulët qysh nga tremujori i dytë i vitit 2009.

Analistët thonë se kërkesa globale për eksporte nga Kina mund të vazhdojë të mbetet në nivele të ulëta, duke patur parasysh që pjesa më e madhe e eurozonës është në recesion dhe se ka ende shqetësime në lidhje me forcën e rimëkëmbjes ekonomike amerikane.

XS
SM
MD
LG