Lidhje

Ngërç i ri politik në Uashington për çështjen e taksave ndaj të ardhurave


Ngërç i ri politik në Uashington për çështjen e taksave ndaj të ardhurave
Ngërç i ri politik në Uashington për çështjen e taksave ndaj të ardhurave

Në Shtetet e Bashkuara, mund të rriten taksat për miliona amerikanë, ndërsa të tjerë mund të humbin sigurimin për papunësinë, në saje të një ngërçi të ri politik në Washington. Dhoma e Përfaqësuesve nuk votoi në favor të planit të Senatit që do të zgjaste edhe për dy muaj shkurtimet e taksave mbi të ardhurat, duke kërkuar një raund të ri bisedimesh.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, tha në një konferencë shtypi se ligjvënësit republikanë kishin bërë detyrën, duke fajësuar ligjvënësit në Senat.

Mosmiratimi i planit në Dhomën e Përfaqësuesve shkaktoi reagimin e zemëruar të Presidentit Obama. Ai i kritikoi republikanët po përpiqen të sigurojnë koncesione politike nga demokratët lidhur me ato që Presidenti i cilësoi çështje që nuk kanë lidhje me planin e Senatit. Ai tha se populli amerikan është i lodhur nga këto lojëra dhe meriton më tepër.

XS
SM
MD
LG