Lidhje

Nice, policia liron bashkëshorten e autorit të sulmit


Policia franceze ka liruar gruan e personit që shtypi me kamion rreth 300 persona në qytetin Nice gjatë festimeve të Ditës së Bastijës.

Bashkëshortja e Mohamed Bouhlel, me të cilin ka tre fëmijë, ishte arrestuar ditën e premte vetëm pak orë pas sulmit.

Zyrtarët patën njoftuar edhe për arrestimin e sotshëm të një burri dhe një gruaje në orët e mëngjesit. Policia nuk la të kuptohet arsyen e ndalimit, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë nëse sulmuesi veproi i vetëm. Në total, gjashtë persona vazhdojnë të mbeten nën arrest.

Kjo është dita e dytë e zisë kombëtare tre-ditore për 84 të vdekurit nga sulmi me kamion gjatë festimeve të Ditës së Bastijës në Nisë.

Shëtitorja përgjatë bregdetit ku ndodhi krimi, tani është mbuluar nga lulet dhe qirinjtë, duke u transformuar në një memorial për viktimat. Kjo lagje po i kthehet normalitetit me turistë dhe banorë lokalë që mbushin kafenetë dhe restorantet. Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e së enjtes përmes publikimit të në deklerate median e kësaj organizate që e quan sulmuesin, një “ushtar”.

Mbetet e paqartë nëse ka patur një lidhje direkte mes sulmuesit franko-tunizian dhe grupit terrorist. Ministri i brendëshëm i Francës tha se duket se Mohamed Laouaij Bouhlel “ishte radikalizuar shumë shpejt”.

Bernard Cazeneueve tha se bazuar në dëshmitë paraprake të atyre që e njihnin sulmuesin, “ai nuk e kishte treguar vetëm gjatë viteve që të kishte lidhje me ideologjinë radikale islamiste”.

Dhjetë fëmijë ishin mes 84 të vrarëve në sulm. Autoritetet thonë se 52 njerëz janë në gjendje të rëndë mes më shumë se 200 të plagosurve. Dy shtetas amerikan janë konfirmuar të vdekur në sulm.

Sulmuesi 31 vjeçar që u vra nga policia dhe jetonte në Nisë, dyshohej nga policia se kishte kryer vepra penale. Në mars, atij ju dha një dënim 6 mujor me kusht për dhunë me armë në muajin janar. Bouhlel ishte i ndarë nga gruaja dhe kishte tre fëmijë. Babai i tij, i intervistuar nga Agjencia Franceze e Lajmeve në Msaken në lindje të Tunizisë, tha se djali i tij kishte probleme nga viti 2002 deri në vitin 2004 “që i shkaktuan atij një çrregullime mendore.”

Në një fjalim drejtuar vendit, Presidenti francez Francois Hollande tha se sulmi u krye për të “kënaqur egërsinë e një idividi, apo ndoshta të një grupi.” Duke folur pas vizitës në spitalin ku po trajtohen viktimat, ai po ashtu tha se Franca po “përballet me një betejë që do të jetë e gjatë.”

Ai tha se gjendja e emergjencës në Francë që ishte parashikuar të përfundonte në fund të muajit, do të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë. Ai po ashtu ka miratuar “Operacionin Sentinel”, pas sulmeve të janarit të vitit të kaluar, që 10 mijë forca shtesë ushtarake për të shtuar rangjet e forcave të sigurisë në mbarë vendin. Ai tha se Franca do të forcojë rolin e saj në Siri dhe Irak. “Ne do të vazhdojmë të godasim ata që na sulmojnë në tokën tonë”, tha Hollande.

Masakra e së enjtes është sulmi i tretë i madh terrorist në Francë që nga viti i kaluar. Një sulm i koordinuar në Paris më 13 nëntor la të vrarë 130 njerëz. Një seri sulmesh në vitin 2015, që filluan me sulmet ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” la 17 të vrarë. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

XS
SM
MD
LG