Lidhje

Nigeri, Luftime midis Boko Haram dhe forcave të sigurisë


Nigeri, Luftime midis Boko Haram dhe forcave të sigurisë
Nigeri, Luftime midis Boko Haram dhe forcave të sigurisë

Autoritetet nigeriane thanë se të paktën 68 persona janë vrarë gjatë një luftimi midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të një sekti mysliman ekstremist në veri të vendit.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se luftëtarë të grupit Boko Haram janë përleshur me forca të sigurisë në qytetet Damaturu dhe Maiduguri, ku dëshmimtarë kanë njoftuar se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

Një zëdhënës i grupit Boko Haram tha se luftëtarët e atij grupi filluan sulmet në ato qytete të enjten, për t’u hakmarrë ndaj vrasjeve të disa anëtarëve të Boko Haram të kryera nga forcat e sigurisë në vitin 2009.

Në mes të viktimave janë edhe katër agjentë të forcave të sigurisë të vrarë prej një bombe të vendosur anës një rruge në qytetin Damaturu.

XS
SM
MD
LG