Lidhje

Nigeri: Shpërthejnë protestat pas rizgjedhjes së presidentit Gudllak


Nigeri: Shpërthejnë protestat pas rizgjedhjes së presidentit Gudllak
Nigeri: Shpërthejnë protestat pas rizgjedhjes së presidentit Gudllak

Protestat kanë shpërthyer në veri të Nigerisë sot mbasi presidenti Goodluck Jonathan siguroi votat e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Mbështetësit e opozitës u ankuan se votimet e djeshme ishin të manipuluara dhe për këtë arsye dogjën shtëpi, goma makinash dhe goditën me gurë policinë.

Shumica në zonën veriore së shumti myslimane, mbështetën rivalin kryesor, Muhamad Bihari, një musliman dhe ish ushtarak. Zoti Jonathan, një i krishterë, dominoi në jug, me shumicë të krishterë.

Qeveria dhe zyrtarë të sigurisë u takuan në kryeqytetin e vendit, Abuja sot për të diskutuar mbi protestat paszgjedhore.

Presidenti Jonathan doli si fitues i padiskutueshëm, mbasi përveç 5 shteteve, nga 36 prej tyre, kanë shpallur rezultatet e votimit.

Zyrtarët e zgjedhjeve thotnë se z.Jonathan ka plotësuar standartet e duhura për të shmangur një votim balotazhi. Vëzhguesit thanë se votimet e së dielës u zhvilluan të qeta, me pak parregullsi.

XS
SM
MD
LG