Lidhje

90 të vrarë në një sulm në Nigerinë veriore


Persona të dyshuar si ekstremistë islamikë kanë vrarë më shumë se 90 të krishterë në një sulm në Nigerinë veriore.

Dëshmitarët thanë se personat, të veshur si ushtarë, sulmuan fshatin Izghe në shtetin Borno mbrëmë vonë.

Qindra banorë u detyruan të largohen nga zona dhe autorët e sulmit filluan të plaçkisin bizneset lokale dhe më pas u vunë zjarrin shtëpive para se të iknin me makina të vjedhura.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet dyshojnë se grupi militant islamik Boko Haram është autor i sulmit. Javën e kaluar ky grup vrau 39 vetë në një sulm të ngjashëm në një fshat të shtetit Borno.

Përpjekjet e ushtrisë nigeriane për të shpërbërë këtë organizatë nuk kanë arritur të ndalin dhunën.
XS
SM
MD
LG