Zyrtarët nigerianë thonë se shpërthimi i një autobombe pranë një kishe të dielën e Pashkëve vrau të paktën 20 njerëz në veri të vendit.
Një dëshmitar tha se bomba shpërtheu në një zonë biznesi pranë kishës në qytetin Kaduna. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Shpërthimi pason paralajmërimet e bëra nga diplomatët e huaj për sulme të mundshme gjate pashkëve.
Nigeria ishte goditur gjithashtu nga katër shpërthime gjate Krishtlindjeve kur u vranë të paktën 44 njerëz. Per keto sulme e mori përgjegjësinë grupi islamik radikal Boko Haram.