Lidhje

Nikola Sarkozi mbron me fanatizëm euron


Nikola Sarkozi mbron me fanatizëm euron
Nikola Sarkozi mbron me fanatizëm euron

Presidenti francez Nikola Sarkozi po mbron me fanatizëm euron, megjithë shqetësimet për të ardhmen e monedhës së përbashkët evropiane.

Sot, zoti Sarkozi u tha drejtuesve qeveritarë dhe të bizneseve në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicerës se ai dhe partnerët e tij evropianë nuk do t'i kthejnë kurrë shpinën euros. Ai e cilësoi monedhën si pikën qëndrore të bashkimit evropian dhe tha se zhdukja e saj do të ishte sipas fjalëve të tij “kataklizmike”.

Gjermania dhe Franca kanë drejtuar mëkëmbjen ekonomike të Evropës nga recesioni global. Por koalicioni i 17 vendeve që përdorin monedhën është goditur ndërkohë që dy vende Greqia dhe Irlanda u detyruan të pranojnë ndihma ndërkombëtare vitin e kaluar për të përballuar defiçitin në rritje të qeverisë. Investitorët kanë shprehun shqetësim se Portugalia dhe Spanja mund të jenë në radhë për të kërkuar ndihmë.

XS
SM
MD
LG