Lidhje

Jaka: "Shpresa dhe dyshime mbi informalitetin".


Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare shprehën sot dyshimet dhe shpresat e tyre për goditjen e informaliteti dhe evazionit me operacionin që pritet të nisë muajin tjetër.

Informaliteti
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:23 0:00

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës deklaroi se shërimi i plagëve të ekonomisë është i domosdoshëm dhe se mbështet çdo nismë që përmirëson gjendjen e rënduar.

Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, theksoi se informaliteti dhe evazioni janë sëmundjet më të rënda, sepse ato prodhojnë korrupsion.

Sipas një anketimi me pëfaqësuesit e biznesit, inspektorët e tatimeve nxehen shumë kur nuk gjejnë shkelje dhe mjaft të lumtur kur gjejnë shkelje ligjore.

Kjo është shenja më e qartë se ata janë të gatshëm për rryshfete dhe korrupsion.

Administrata tatimore po shpjegon nismën më të fundit kundër informalitetit. Briseida Shehaj drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, tha se administrata e re po ndërton një marrëdhënie të re me bizneset.

Por sipas përfaqësuesve të biznesit ndryshimi ende nuk është i dukshëm dhe domethënës.

Zoti Jaka tha se është hera e parë që qeveria e pranon se informaliteti dhe evazioni vjen nga brenda administratës fiskale, e cila është përgjegjësja për formalizimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e biznesit shpresojnë që operacioni më i ri të mos jetë një fushatë apo një luftë ndaj informalitetit, por duan të jetë një reformë dhe një ligj që zbatohet normalisht në çdo ditë të vitit.

Asnjë biznes nuk mund të kryejë evazion apo veprime informale nëse nuk mbrohet nga inspektorë të korruptuar, pohojnë firmat private, të cilat shpresojnë që nisma të mos deformohet gjatë rrugës.

Taksë e sheshtë apo progresive, asnjë biznes nuk përjashtohet nga lëshimi i kuponit tatimor.

Administrata dhe bizneset po ndjekin me vëmendje lëvizjet e njëri-tjetrit, mbasi deri dje secila palë mendonte që problemi qëndron tek tjetri.

Qarqet e biznesit e dinë se kur janë informalë, u nënshtrohen inspektorëve të korruptuar, ndaj nuk po e humbin rastin dhe po bëhen pjesë e kësaj reforme, e cila në fund prek xhepat e qytetarëve.

XS
SM
MD
LG