Një anije me 400 mijë tonelata ushqime për të prekurit nga thatësira dhe uria në Bririn e Afrikës, niset sot nga Franca.
Programi i OKB-së për ushqimet, njofton se anija franceze po dërgon furnizime me miell, sheqer, oriz dhe vaj, të mjaftueshme për të ushqyer 22 mijë banorë për një muaj.
Ushqimet u dhuruan nga një konglomerat biznesesh dhe organizatash franceze. Zyrtarët thonë se furnizimet pritet të mbërrijnë për rreth 12 ditë.