Lidhje

Nishani, shqetësim për simbolet e diktaturës


Presidenti pret ish të persekutuarit politikë pas protestave për ndërtimin e një bunkeri simbolik në Tiranë. Nishani: Tendencat e vazhdueshme për të risjellë mesazhet dhe simbolet e së kaluarës diktatoriale mund të cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare

Në Tiranë Presidenti Bujar Nishani priti sot një përfaqësi t ëish të përndjekurve politikë, të cilët prej disa ditësh po ku ndërshtojnë ndërtimin e një bunkeri simbolik në një zonë qëndrore të kryeqytetit. Bunkeri është pjesë e një projekti që synon të hapë për publikun tunelet e nënsheshme antiatomike të ndërtuara nga regjimi komunist i diktatorit Enever Hoxha.

Ish të përndjekurit kanë zhvilluar deri më tani dy protesta, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë pas përpjekjeve për të prishur gardhin që rrethon vendin ku po ngrihet bunkeri. Për ata që kanë kaluar vite të tëra në burgjet e regjimit komunist, simbolet e komunizimit “janë një provokim ndaj vuajtjeve” të kësaj shtrese.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e kreut të Shtetit, presidenti Nishani “theksoi se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim tendencat e vazhdueshme për të risjellë mesazhet dhe simbolet e së kaluarës diktatoriale, të cilat mund të cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare”. Presidenti Nishani u shpreh se do të bëjë të gjitha përpjekjet personale dhe institucionale “gjithnjë në zbatim të Kushtetutës dhe brenda të gjithë kuadrit ligjor” për t’i përcjellë shqetësimet e shtresës së ish-burgosurve politikë tek qytetarët dhe institucionet e shtetit shqiptar, “në mënyrë që të mbahet gjallë reflektimi mbi të kaluarën e hidhur, duke mos lejuar që të përsëriten më përvojat fatkeqe dhe format e terrorit, qoftë edhe psikologjik, të diktaturës gjysmëshekullore, sidomos gjatë këtij viti në kuadër të 25-vjetorit të rënies zyrtare të komunizmit”, ka nënvizuar presidenti.

XS
SM
MD
LG