Lidhje

Presidenti Nishani takim me komunitetin në Nju Jork


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u takua mbrëmë në Nju Jork me disa qindra shqiptaro-amerikanë të mbledhur në një pritje për nder të tij. Zoti Nishani ka vizituar tashmë komunitetet shqiptare në Boston dhe Detroit dhe po i jep fund vizitës në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Nishani u prit mbrëmë në njërin nga restorantet më të famshëm të Nju Jorkut, “The Russian Tea Room”. Takimi ishte organizuar nga gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”.
Presidenti Nishani takim me komunitetin në Nju Jork
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:52 0:00

Ken Biberaj, nënpresident i restorantit, i uroi Presidentit mirëseardhjen:

“Ne i shikojmë takime të tilla si një rast të shkëlqyer për të forcuar lidhjet e rëndësishme mes komunitetit shqiptaro-amerikan këtu dhe atdheut”, tha zoti Biberaj, i cili kohët e fundit provoi forcat për të kandiduar si i pari shqiptaro-amerikan për Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut.

Presidenti Nishani tha se sa here që shqiptarët vijnë në këtë vend e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre dhe se ai ndihet krenar për këtë:

“Jam krenar që jam kreu i shtetit dhe presidenti i një vendi, i cili është miku më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara në botë,” tha zoti Nishani.

Vehbi Bajrami, Drejtor i gazetës Illyria, i dhuroi zotit Nishani pllakën e gazetës, ku ishte shkruar se ajo i jepet presidentit Bujar Nishani në shenjë mirënjohjeje si simbol i unitetit të vendit si dhe për arsyen dhe durimin e treguar në kohë të vështira politike.

Në takim ishte edhe president i Lagjes Manhatan, Scott Stringer.
XS
SM
MD
LG