Lidhje

Një film për shtypjen e protestave të vitit 2020 në Bjellorusi


Gjatë protestave në shtator 2020

Filmi ruso-estonez "Minsk" i hedh një vështrim shtypjes nga qeveria e Bjellorusisë të protestave në gusht 2020. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Iryna Solomko, i gjithë filmi prej 90 minutash u realizua me një xhirim të vetëm të pandërprerë dhe do të dalë në treg për 1-vjetorin e ngjarjeve brutale.

Një film për shtypjen e protestave të vitit 2020 në Bjellorusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Minsk, Bjellorusi. Mbrëmja e 9 gushtit 2020. Trazira masive filluan në kryeqytet ndërsa njerëzit dolën në rrugë për të protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale që besonin se ishin manipuluar. Ngjarjet në vazhdim tronditën jetë njerëzish dhe u bënë fokusi i filmit të ri të regjizorit rus Boris Gouts.

"Po ndiqja zhvillimet nëpërmjet Telegramit. Nga njëra anë u preka thellë dhe nga ana tjetër u tmerrova. Por, kuptova se ato çfarë njerëzit po filmonin ishin perfekte për të dokumentuar ngjarjet dhe për të rrëfyer historinë e njerëzve paqësorë, jetët e cilëve po përmbyseshin", tregon zoti Gouts.

Autoritetet ndaluan dhe arrestuan protestues, shumë prej të cilëve pretendojnë se u torturuan.

Zotit Gouts iu deshën gjashtë javë për të shkruajtur skenarin për atë periudhë.

Por, filmi u vonua për shkak të vështirësive financiare. Në këtë moment ofroi të ndihmojë analisti politik bjellorus, Vitali Shkliarov.

Ai rrëfen se nuk arriti ta kalojë të gjithë skenarin me një lexim, për shkak se i rikthente kujtime të dhimbshme. Ai kaloi tre muaj nën arrest në Bjellorusi në verën e vitit 2020, pasi u ndalua që përpara zgjedhjeve si anëtar i opozitës. Diplomatët amerikanë dhe evropianë arritën më vonë të mundësojnë lirimin e tij.

"Ky film është një mënyrë për t'u thënë faleminderit njerëzve që më ndihmuan. Dhe lutem që të vazhdojnë të ndihmojnë të tjerët, ashtu siç synoj të bëj unë", thotë zoti Shkliarov.

Ai i përshkroi regjizorit Gouts detajet e çfarë ndodhte pas dyerve të godinave qeveritare bjelloruse dhe se si trajtoheshin të burgosurit politikë.

Zoti Gouts, i cili jeton në Moskë, thotë se nuk e vuri kurrë në dyshim realizimin e këtij filmi.

"Me ngjarjet në gusht 2020 në Minsk dhe qytete të tjera të Bjellorusisë, nuk hezitova. Kërkoj ndjesë nëse tingëlloj si snob, por nuk mund të rrija i heshtur, nuk mund të rrija pa e bërë filmin", thotë ai.

Filmi me metrazh 90-minuta, u realizua me një xhirim të vetëm të pandërprerë në Talin të Estonisë. Një pjesë e procesit u sponsorizua nga Instituti Estonez i Filmit.

"Morëm ndihmë financiare, qasje tek vend-xhirimet dhe mbështetje nga autoritetet estoneze. Kishim skena të vështira, me oficerë policie, ushtrinë dhe rrugë të bllokuara", thotë zoti Gouts.

Shumica e aktorëve janë rusë, por morën pjesë edhe aktorë estonezë dhe bjellorusë. Zoti Gouts tha se disa aktorë bjellorusë nuk pranuan të paguhen, duke thënë se kishte rëndësi personale për ta që të merrnin pjesë në këtë projekt. Ata kërkuan sidoqoftë që emrat e tyre mos të shfaqeshin tek titrat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG