Lidhje

Një autokolonë me të paktën 200 makina të trupave besnike të Gadafit kaloi në Niger


Një autokolonë me të paktën 200 makina të trupave besnike të Gadafit kaloi në Niger
Një autokolonë me të paktën 200 makina të trupave besnike të Gadafit kaloi në Niger

Një autokolonë me të paktën 200 makina të trupave besnike të Moamar Gadafit kaloi në shtetin fqinj të Nigerit, ndërsa luftëtarët kundërshtarë vazhdojnë të grumbullohen pranë një prej pikave të fundit të qëndresës së udhëheqësit të përmbysur libian. Njoftimet sot nga Nigeri bëjnë të ditur se makinat ushtarake ishin drejtuar për në kryeqytetin Niamey. Kryeqyteti ndodhet në pjesën jugperendimore të vendit, pranë Burkina Fasos, ku zyrtarët i ofruan azil Gadafit gati dy javë më parë. Vendndodhja e zotit Gadafi nuk dihet ende. Nuk është e qartë në se ndonjë nga të afërmit e tij apo zyrtarët e qeverisë së tij janë mes atyre që kanë hyrë në Niger. Agjencia franceze e lajmeve njoftoi sot se ministria e jashtme e Nigerit i ka mohuar njoftimet se zoti Gadafi ndodhej në autokolonë.

XS
SM
MD
LG