Do të flasim për atë që po quhet fenomeni i internetit. Bëhet fjalë për një video me mision të pazakontë për të sjellë në vëmendje një prej regjimeve më mizor në botë atë të Joseph Konit, i cili udhëheq Ushtrinë e Rezistencësë në Ugandë.
Dokumentari që po trondit botën tregon mënyrën se si i detyron Koni fëmijët të kthehen në skllevër seksi apo në ushtarë të tij. Ky dokumentar është përhapur në në një mënyrë tejet efikase në internet duke bërë xhiron e botës.
Ai dokumentar u postua në youtube ditën e hënë dhe deri tani llogariten më shumë se 40 milion shikues që e kanë parë përmes internetit. Qëllimi i këtij dokumetari është kapja dhe vendosja përpara drejtësisë e Joseph Konit, i cili ka vite që fshihet në xhungël pavarësisht se 100 forca speciale amerikane dhe forca lokale të 4 vendeve të Afrikës Qendrore janë vënë në kërkim të tij.
Organizata “Invisible Children” është realizuesja e këtij dokumentari të veçantë, i cili ka krijuar reagim tek të gjithë shikuesit që e po e ndjekin në internet.