Një gjykatë e ushtrisë amerikane refuzoi të hedh poshtë akuzat kundër një analisti të zbulimit të ushtrisë i akuzuar se i ka dhënë dokumenta sekrete faqes elektronike WikiLeaks.
Kolonel Denise Lind, hodhi poshtë një mocion për shkarkimin e akuzave kundër Bradley Manning dhe vendosi paraprakisht për të filluar gjyqi ushtarak ndaj tij në datën 21 shtator.
Avokatët e analistit të zbulimit të ushtrisë amerikane argumentuan në një seancë paragjyqësore të martën, se çështja duhet të pezullohet. Ata thanë se prokurorët dështuan të përmbushin detyrimet e tyre për të ndarë informacionet që mund të ndihmonin palën mbrojtëse.
Manning nuk ka deklaruar ende pozicionin e tij lidhur me 22 akuzat, më seriozja nga të cilat është ajo se ka "ndihmuar armikun."
Avokatët e zotit Manning kanë parashtruar një sfidë të veçantë për akuzën "ndihmë ndaj armikut". Avokati David Coombs deklaroi në një mocion të palës mbrojtëse se klienti i tij "shprehimisht ka deklaruar se nuk synonte të ndihmonte ndonjë armik të Shteteve të Bashkuara" në shënimet chat online.