Shkencëtarët njoftuan një studim të ri që tregon se një ilaç anti-retroviral, ka efekt në parandalimin e virusit HIV tek meshkujt homoseksualë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka zbuluar se një dozë e përditshme e këtij ilaçi i njohur me emrin Truvada ul rrezikun e infektimit me rreth 44% tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me mëshkuj.
Thuhet se ilaçi ka efektshmëri edhe më të lartë-, 73%- për ata të cilët e përdorin rregullisht këtë mjekim.
Presidenti Barak Obama vlerësoi studimin si një zbulim që mund të shënojë një epokë të re në parandalimin e virusit HIV.