Lidhje

Një grup ekstremist jemenas mer përgjegjësinë për vrasjen e një mësuesi amerikan


Një grup ekstremist jemenas i lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për vrasjen e një mësuesi amerikan në qytetin jugor të Taizit.

Militantë me motorçikletë hapën zjarr sot ndaj mësuesit në makinën e tij. Zyrtarët thanë se viktima ishte nëndrejtor në një shkollë të gjuhëve të huaja në Jemen i quajtur Instituti Suedez. Autoritetet kanë filluar një hetim për të gjetur autorët e sulmit.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se administrata e Presidentit Obama “është në dijeni të njoftimeve për vrasjen e një qytetari amerikan në Jemen dhe po punon intensivisht për të siguruar më shumë informacione”.

Grupi Ansar al-Sharia i lidhur me al-Kaidën u dërgoi një mesazh me tekst gazetarëve në Jemen duke thënë se e vrau amerikanin pasi ai ishte një misioner i krishterë.

Vraja e sotme ndodh 3 ditë pasi një mësuese e gjuhës suedeze u rrëmbye në qytetin port të Hodeidas. Nuk dihet ende se kush e rrëmbeu mësuesen, ndërkohë që nuk mund të flitet për ndonjë motiv.

Jemeni është zhytur në kaos që prej vitit të kaluar pas shpërthimit të protestave, të cilat më në fund e detyruan presidentin Ali Abdullah Saleh të jepte dorëheqjen. Militantë të al-Kaidës kanë përfituar nga kjo gjendje dhe kanë marrë nën kontroll një numër qytetesh.

Në një zhvillim tjetër po sot, forcat jemenase hapën zjarr me raketa kundër militantëve islamikë në dy qytete të kontrolluar nga al-Kaida.

Nuk është e qartë nëse ka pasur viktima nga sulmet në qytetet Zinjubar and Jaar.

XS
SM
MD
LG