Lidhje

Oslo, një shpërthim i fuqishëm trondit selinë e qeverisë norvegjeze


Oslo, një shpërthim i fuqishëm trondit selinë e qeverisë norvegjeze
Oslo, një shpërthim i fuqishëm trondit selinë e qeverisë norvegjeze

Një shpërthim i fuqishëm në qendër të Oslos tronditi sot selinë e qeverisë norvegjeze, duke vrarë të paktën 2 vetë dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi zjarr në një ndërtesë të ministrisë së naftës. Incidenti shkaktoi thyerjen e xhamave të dritareve në një ndërtesë ku ndodhet edhe zyra e kryeministrit Jens Stoltenberg, por qeveria tha se kryeministri nuk ishte lënduar nga incidenti.

Shtëllunga tymi të zi dilnin nga disa dritare dhe rruga që ndodhet në një zonë përgjithësisht të qetë, ishte mbushur me mbeturina të shpërthimit. Kryeministri Stoltenberg tha në komentet për një televizion norvegjez se shpërthimi ishte një incident serioz. Policia e Oslos deklaroi se incidenti ishte shkaktuar nga një bombë.

Dhuna politike është një fenomen thuajse i panjohur në Norvegji.

Disa orë më pas, policia e Oslos tha se një person i armatosur, i veshur si polic, hapi zjarr në drejtim të fëmijëve që merrnin pjesë në një kamp veror të organizuar nga Partia Laburiste. Të paktën 5 vetë u plagosën nga sulmi. Autoritetet thonë se kanë dërguar policinë anti-terror në ishullin Utoeya në jug të Oslos. Nuk dihet nëse ka lidhje mes shpërthimit dhe incidentit me armë zjarri.

XS
SM
MD
LG