Lidhje

Shtëpia e Bardhë kritikon komentet e zotit Romney


Shtëpia e Bardhë kritikoi komentet që bëri kandidati republikan për president, Mitt Romney, në një video të regjistruar fshehurazi që doli në qarkullim dje dhe që tregonte kandidatin republikan për president Mitt Romney duke i portretizuar përkrahësit e Presidentit Barack Obama si amerikanë që besojnë se u takon të përfitojnë nga ndihmat sociale.

Video e publikuar në faqen kompjuterike të revistës liberale "Mother Jones" tregon zotin Romni duke i folur donatorëve në një aktivitet privat për sigurimin e fondeve në Florida. Pasi doli videoja, zoti Romney tha se ai ishte duke u përpjekur të nxirrte në pah se çfarë e dallonte nga presidenti, por e pranoi që nuk ishte shprehur “me elegancë”:



Videoja e shfaqur në faqen e internetit të revistës liberale Mother Jones e tregon zotin Romney duke folur para dhuruesve në një aktivitet privat për grumbullim fondesh në maj, pak pasi ai mori emërimin e partisë së tij.

“47 për qind e amerikanëve do të votojnë pa diskutim për presidentin Obama. Janë 47 për qind janë me të, të cilët varen nga ndihma e qeverisë, që e shohin veten si viktima, që besojnë se qeveria ka detyrim të kujdeset për ta, që besojnë se kanë të drejtën t’u sigurohet kujdesi shëndetësor, ushqimi, strehimi, gjithçka, që të gjitha këto u takojnë. Dhe ky grup do të votojë pa dyshim për këtë president”.

Zoti Romney u tha të pranishmëve se nuk do të përpiqej të bënte për vete ata njerëz, sepse nuk do të mund t’i bindte kurrë që “të merrnin përgjegjësi personale dhe të kujdeseshin për jetën e tyre”.

Pasi doli videoja dje, zoti Romney tha se ai ishte duke u përpjekur të nxirrte në pah se çfarë e dallonte nga presidenti, por e pranoi që nuk ishte shprehur “me elegancë”.

“Qëndrimet e presidentit janë tërheqëse për ata që nuk paguajnë taksa, sepse platforma ime për uljen e taksave nuk është tërheqëse për ta. Prandaj nuk ka gjasa që t’i bëj ata për vete me aq efektivitet sa klasën e mesme. Ky është në të vërtet një debat për procesin politik për fitoren e zgjedhjeve. Sigurisht që unë dua t’i ndihmoj të gjithë amerikanët. Të gjithë amerikanët kanë një të ardhme të shndritshme dhe të begatë dhe jam i bindur se presidenti nuk ka punuar dhe nuk do të punojë për një synim të tillë”.

Fushata e presidentit Obama nxorri një deklaratë ku e quante videon “tronditëse” dhe e kritikoi zotin Romney se kishte “përjashtuar me shpërfillje gjysmën e popullsisë”.

Fushata demokrate e ka paraqitur zotin Romney, një multimilioner që ka qenë biznesmen, si një njeri që nuk i kupton problemet e vërteta të amerikanëve të zakonshëm.

Zoti Obama e gjeti veten në një situatë të ngjashme në fushatën e vitit 2008 për president, kur ishte xhiruar fshehtas në një aktivitet privat dhuruesish ku thoshte se votuesit e bardhë të zonave të largëta, të zemëruar nga problemet e tyre, gjejnë ngushëllim “tek armët apo feja”.

Mbështetja e zotit Romney mes votuesve ka filluar të bjerë në krahasim me zotin Obama në të gjithë vendin dhe në disa shtete ku votat elektorale janë kritike për secilën nga fushatat.
XS
SM
MD
LG