Presidenti Barak Obama thotë se amerikanët kanë bërë përparim të rëndësishëm në pastrimin e ndotjes së Gjirit të Meksikës, por ai shton thotë se puna ende nuk ka mbaruar.
Zoti Obama e bëri njoftimin sot, një vit mbas shpërthimit të platformës së naftës Deepwater Horizone, ku u vranë 11 njerëz. Rrjedhja e naftës në thellësi të oqeanit vazhdoi për 85 ditë.
Kjo shënohet si ndotja më e madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara. Komunitete në Gjirin e Meksikës pritet që ta kujtojnë këtë përvjetor, duke u përqëndruar në ndërgjegjësimin e njerëzve për mbrojtjen e ambjentit.