Lidhje

Një zyrtar i lartë shqiptar akuzohet për krim të organizuar në Nju Jork


Autoritetet amerikane thonë se kanë arrestuar pjestarë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, përfshi një zyrtar të qeverisë shqiptare.

Zyra e prokurorit të përgjithshmëm në Nju Jork tha të martën se forcat e rendit kishin arrestuan Florian Veshin dhe Almir Rrapon nën akuza ku përfshihet edhe vrasjat, grabitja, rrëmbimi dhe djegia.

Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngritën të henën në një gjykatë në Nju Jork pas arrestimit të tij nga policia shqiptare në muajin korrik. Në atë kohë ai shërbente si këshilltar i lartë administrativ për zëvendës kryeministrin e Shqipërisë.

Florian Veshi u arrestua të hënën nga forcat e rendit që përfshinin pjestarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut.

Prokurorët thonë se edhe 10 të tjerë janë arrestuar si pjestarë të grupit të akuzuar për vrasjen e dy pesonave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve mariuana dhe rrembimin e dy njerëzve.

XS
SM
MD
LG