Lidhje

Fillon planifikimi i misionit të parë me njerëz në Mars


Planet kanë filluar për misionin e parë me njerëz në Mars, pas vetëm pesë vjetësh. Fluturimi pranë Marsit, i planifikuar për në vitin 2018 dhe i financuar privatisht, pritet të çojë një burrë dhe një grua – të dy amerikanë – rreth 160 kilometra prej sipërfaqes së planetit të kuq.

Udhëtimi, që parashikon kthimin e tyre në mënyrë të sigurtë në Tokë, do të kryhet në bordin e një anijeje hapësinore amerikane ekzistuese, të modifikuar. Ky mision historik, prej 501 ditësh, është duke u organizuar nga milioneri amerikan Dennis Tito, një ish-shkencëtar i NASA-s si dhe turisti i parë privat i hapësirës në botë, i cili dikur pagoi 20 milionë dollarë për të vizituar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Tani, zoti Tito po investon miliona dollarë të tjerë për të nisur Fondacionin “Inspiration Mars”. Kjo organizatë jo-fitimprurëse ka filluar tashmë të grumbullojë mjetet dhe ekspertizën shkencore të nevojshme për misionin e konsideruar me buxhet të vogël, që pritet të kushtojë rreth 1,5 deri në 2 miliardë dollarë për t’u përfunduar.
XS
SM
MD
LG