Lidhje

Njerëzit më të pasur në botë


Sipas një liste të re të miliarderëve të botës të publikuar nga Revista Forbes, në botë aktualisht ka 1,426 miliarderë, pasuria e të cilëve kap gjithsej rreth 5.4 trilion dollarë, nga 4.6 trilion që ishte vitin e kaluar.

Në SHBA jetojnë shumica e miliarderëve, 442, por sipas revistës, rajoni i Azi Paqësorit po i afrohet Shteteve të Bashkuara me 386 miliarderë. Evropa ka 366 miliarderë, ndërsa Amerika Latine 129. Lindja e Mesme dhe Afrika të marra së bashku kanë 103 miliarderë.

Dy vendet e para në listë i mbajnë ashtu si edhe vitin e kaluar Carlos Slim i Telecomit meksikan dhe Bill Gates i firmës Microsoft. Slims ia kaloi Gatesit në vitin 2010, duke dalë në vend të parë. Investitori amerikan Warren Buffett për herë të parë ra nga vendi i tretë, duke u zëvendësuar nga spanjolli Amancio Ortega.
Lista e Revistës Forbes për 10 më të pasurit e botës:

Carlos Slim
Meksikë
73 miliardë
Telecoms

Bill Gates
SHBA
67 miliardë
Microsoft

Amancio Ortega
Spanjë
57 miliardë
Zara

Warren Buffett
SHBA
53.5 miliardë
Berkshire Hathaway

Larry Ellison
SHBA
43 miliardë
Oracle

Charles Koch
SHBA
34 miliardë
Investitor

David Koch
SHBA
34 miliardë
Investitor

Li Ka-shing
Hong Kong
31 miliardë
Investitor

Liliane Bettencourt dhe familja
Francë
30 miliardë
L’Oreal

Bernard Arnault dhe familja
Francë
29 miliardë
LVMH
XS
SM
MD
LG