Lidhje

Nju Jork: Të dyshuarit për bombë i mohohet lirimi me kusht


Nju Jork: Të dyshuarit për bombë i mohohet lirimi me kusht
Nju Jork: Të dyshuarit për bombë i mohohet lirimi me kusht

Një " simpatizant i al-Kaidës " i arrestuar lidhur me një numër akuzash për terrorizëm, u paraqit mbrëmë në një gjykatë të Nju Jorkut. Jose Pimentel është akuzuar se ka komplotuar për të hedhur në erë zyra të policisë dhe zyra postare në qytetin e Nju Jorkut, si dhe për të sulmuar ushtarë amerikanë që kthehen nga shërbimi.

27-vjeçarit, të njohur gjithashtu me emrin Muhamed Jusuf, iu refuzua lirimi me kusht nga gjyqtari dhe ai vazhdon të qëndrojë në gjendje paraburgimi në polici.

Arrestimi i tij u njoftua po dje nga Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg në një konferencë shtypi. Ai e quajti të dyshuarin Pimentel një "vetmitar, të motivuar nga propaganda terroriste dhe urrejtja ndaj trupave amerikane në Afganistan dhe Irak."

Pimentel ka qenë nën mbikqyrjen e policisë së Nju Jorkut, përmes një informatori prej të paktën një viti dhe sipas autoriteteve, ai ishte në procesin e ndërtimit të një bombe. Zyrtarët thanë se nuk ka akuza për dëmtim individësh apo prone.

Përveç kësaj, autoritetet nuk kanë ndonjë provë se Pimentel ka qenë duke bashkëpunuar me dikë tjetër, tha kryetari i bashkisë.

Në seancën e djeshme gjyqësore, avokati i të akuzuarit, Jozefi Zablocki tha se sjellja e klientit të tij që çoi në arrestim nuk ishte ajo e një komplotisti që përpiqte të fshihte ndonjë skemë veprimesh të dhunshme.

Avokati tha se Pimentel i bënte hapur aktivitetet e tij dhe nuk përpiqej të fshihte ndonjë gjë.

Fqinjët e tij shprehën tronditje kur dëgjuan lajmin e arrestimit.

"Është diçka mjaft surreale, por më mirë që vepronte i vetëm. Ende nuk e kam marrë veten, jam i tronditur,” thotë Alexis Smith, fqinj i të akuzuarit.

Pimentel është akuzuar se kishte një mjet shpërthyes në momentin e arrestimit të shtunën dhe se kishte në plan ta përdorte atë kundër të tjerëve për të terrorizuar publikun.

XS
SM
MD
LG