Lidhje

SHBA shton masat e sigurimit në prag të 10 vjetorit të 11 shtatorit 2001


SHBA shton masat e sigurimit në prag të 10 vjetorit të 11 shtatorit 2001
SHBA shton masat e sigurimit në prag të 10 vjetorit të 11 shtatorit 2001

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, thotë se qyteti ka shtuar masat e sigurimit në përgjigje të informacionit për një kërcënim “të besueshëm” por deri tani të pakonfirmuar për një sulm të planifikuar që të përkojë me 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Duke folur në të njejtën konferencë shtypi, komisioneri i policisë, Rei Kelli, tha se janë marrë masa shtesë sigurie, duke përfshirë pikat e kontrollit të makinave në Nju Jork, kontrollin e çantave në metro dhe ekipet me qen për nuhatjen e bombave dhe pajisje për monitorimin e rrezatimit radioaktiv. Ai tha se policia e ka përqendruar veçanërisht vemendjen tek tunelet, urat dhe infrastruktura kryesore, si dhe tek monumentet, ndërtesat qeveritare dhe objektet e kultit.

Kelli tha gjithshtu se do të ketë më shumë policë me shërbim gjatë ditëve të ardhëshme duke u shtuar turneve katër orë.

Kryetari i Bashkisë, Majkëll Blumberg, tha se qytetarët e Nju Jorkut duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë dhe të raportojë tek autoritetet çdo lëvizje të dyshimtë dhe që u duket e rrezikshme. Ai tha gjithashtu se megjithë kërcënimin, qytetarët duhet të vazhdojnë jetën e përditëshme si zakonisht.

XS
SM
MD
LG